×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Katër të lënduar – dy fëmijë u goditën rëndë nga vetura në Pejë, Policia jep detajet

    Insajderi
    08 April 2024 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në qytetin e Pejës. Dy këmbësorë, 8 dhe 9 vjeçar janë goditur nga një veturë.

    Të lënduar kanë mbetur edhe dy persona tjerë të cilët ishin në motoçikletë, edhe ata dy meshkuj kosovar.

    Për rastin detaje janë dhënë edhe në raportin 24 orësh, ku bëhet me dije se shoferi është dërguar në mbajtje.

    Pejë 07.04.2024-14:44. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me veturë nga pa kujdesia ka goditur dy këmbësor meshkuj kosovarë, si dhe një motoçiklist me pasagjer meshkuj kosovarë. Katër viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raport.

    Detaje për Insajderin ka dhënë edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

    Ai konfirmoi se dy të miturit kanë marrë lëndime të rënda dhe se njëri është dërguar në QKUK, ndërsa tjetri po trajtohet në spitalin e Pejës.

    “Një person është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit për shkak të veprës penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, ku janë goditur nga vetura dy të mitur këmbesorë. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjeksor në QKUK, kurse tjetri ne Spitalin e Pejës. Dy të miturit kanë lëndime të renda trupore”, tha Nikçi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark