Katër persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gllarevë të Klinës.
Lajmi për Insajderin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, sipas të cilit aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20 dhe aty kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 15:20, policia është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë – Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ai.