×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të lënduar nga një aksident në Ferizaj, njëri dërgohet në QKUK

    Insajderi
    13 December 2023 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në fshatin Softaj të Ferizajt.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Veseli tha se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërsa tre të tjerët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

    “Njësia e Hetimit të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit”, tha Veseli për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark