×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Katër vite pritje dhe pesë mijë euro të shkuara huq

    Insajderi
    02 November 2016 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti publikoi disa fotografi me imazhe ilustruese duke treguar se shumë shpejt librashitësit në kryeqytet do të kenë në dispozicion për t’i shndërruar tezgat e tyre në “librari mobile”.

    Tashmë tenderi për ndërtimin e tyre është publikuar. Dhe në fillim të vitit 2017, sheshit do t’i shtohet kjo pamje e re.

    “Tani në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me DEMOSin Zviceran është publikuar tenderi për ndërtimin e tyre. Në fillim të vitit 2017 do të kemi dukje të re për librin. Lokacionet janë vetëm për ilustrim”, shkroi Ahmeti në Facebook.

    Por historia e librashitësve dhe “dyqaneve” të tyre me Komunën e Prishtinës i ka rrënjët shumë më herët.

    Katër vite më parë.

    Kishte qenë viti 2013 kur kryeministri, atëherë kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, kishte dalë në sheshin Zahir Pajaziti për të inauguruar sistemoheshin në tezgat prej druri të vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Aty ishte planifikuar të vendoseshin librat që shitësit ambulant të vendosur në hyrje të sheshit “Nëna Terezë” të bëjnë tregti me libra në vende sipas komunës së Prishtinës, atëherë ishin një zgjedhje perfekte për librashitësit ambulant.

    Ky investim, Komunës së Prishtinës i kishte kushtuar 5 mijë euro.

    Por librashitësit në Prishtinë nuk mendonin njëjtë sikur Komuna e as që u bënte përshtypje investimi.

    Për ta, ato tezga ishin të papërdorshme dhe kishin refuzuar t’i përdorin. Kësisoj kishin refuzuar t’i përdornin ato përkundër lutjeve dhe bisedave që kishte aty.

    Në hapësirën ku ishin vendosur ato tezga, afër objektit të Minsitrisë së Energjisë dhe Minierave, ishin vendosur gjithfarë biznesesh por jo librashitësit.

    Komuna e Prishtinës në korrik të vitit 2015 kishte njoftuar se tezgat kishin përfunduar në depon e ndërmarrjes publike “Hortikultura”. Ato ishin dëmtuar ende pa u shfrytëzuar.

    Ishin përdorur edhe për ngjarje të tjera sikurse festivali i birrës. Disa prej tyre përdoren edhe shitësit ambulant, të ndryshëm që janë në sheshin Zahir Pajaziti.

    Kjo vazhdon ende të ndodhë, teksa librashitësit që funksionojnë në disa tavolina duhet të presin janarin e vitit të ardhshëm që të gëzojnë “libraritë e improvizuara”. Nëse ju pëlqejnë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark