Insajderi
Insporti

KB Peja del me njoftim, thotë se ky basketbollist i tyre u godit grushta pas kokës

Insajderi
27 April 2025 - 21:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KB Peja del me njoftim, thotë se ky basketbollist i tyre u godit grushta pas kokës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi Basketbollistik i Pejës ka reaguar pas përleshjes fizike në sallën “Sezai Surroi” në Prizren në ndeshjen kundër Klubit Basketbollistik të Bashkimit.

Në reagimin e KB Pejës thuhet se basketbollisti i KB Pejës, Marques Townes u sulmua pabesisht me grushta pas kokës nga tifozët vendas, shkruan Insajderi.

“5 sekonda pa përfunduar ndeshja, tifozët vendas kanë goditur basketbollistin tonë Marques Townes me grushta pas kokës. KB Peja do të shqyrtoj çdo mundësi të mundshme“, thuhet në reagimin e tyre.

Rezultati momental është 84:78 për KB Bashkimin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark