“Kë ke pasur para burrit”, debat i ashpër mes Rozanës dhe Gertës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Kë ke pasur para burrit”, debat i ashpër mes Rozanës dhe Gertës

    Insajderi
    13 February 2025 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy banoret e “Big Brother VIP Albania” (BBVA), Rozana dhe Gerta, kanë shpërthyer në një debat të ashpër gjatë një momenti tensioni të krijuar brenda shtëpisë.

    Pavarësisht moshës dhe eksperiencës së tyre, të dyja nuk janë përmbajtur në fjalët që kanë përdorur, duke bërë që diskutimi të marrë një kthesë të paparashikueshme.

    Debati ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar intensitetin dhe përplasjen mes dy banoreve.

    Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një moment i veçantë, i cili u shpërnda në “Instastory” nga ish-banori i BBVA 2, Ronaldo Sharka.

    Në videon e postuar, Rozana i drejtohet Gertës me fjalët: “Kë ke pasur para burrit?” – një pyetje që ka thelluar edhe më shumë tensionin mes tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark