Insajderi
Biznes

KEDS bën thirrje për kursim për konsumatorët shtëpiak

Insajderi
06 September 2022 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KEDS bën thirrje për kursim për konsumatorët shtëpiak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas KEDS amvisëria është një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit.

KEDS tregon që nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, ne në fakt jemi duke kursyer energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë.

Sipas ekspertëve të KEDS, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike:

  • Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.
  • Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.
  • Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.
  • Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).
  • Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.

Ditëve në vijim KEDS do përcjell udhëzime për kursim edhe për kategori të tjera!

#tëkursejmëkrejtbashkë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark