×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    KEDS fillon takimet intensive me institucionet për kursim të energjisë elektrike

    Insajderi
    16 August 2022 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mënyrë që t’i zbusë pasojat e krizës energjetike, KEDS ka filluar një fushatë të përgjithshme për kursim të energjisë elektrike. Në kuadër të saj, është duke u bërë një punë intensive edhe me institucionet e vendit, që të kursehet energjia në limitet maksimale brenda objekteve publike.

    Aktualisht, ekipet e KEDS janë duke i bashkërenduar strategjitë e kursimit me komunat e Kosovës.

    Disa zyrtarë të kompanisë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, z. Alban Zogaj.  Palët janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë në arritjen e efiçiencës maksimale nga dikasteret që i takojnë komunës.

    I dyti i Prishtinës është zotuar që kryeqyteti do të bëjë maksimumin që çdo kilovat që mund të ruhet do të kursehet. 

    Një takim i ngjashëm është zhvilluar edhe me kryetarin e Gjilanit, z. Alban Hyseni. Aty të dy palët janë pajtuar që të gjenden format më të mira të kursimit në objektet që i menaxhon komuna dhe njësitë e saj.

    “Në këtë mision e keni mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë”, tha kryetari Hyseni.

    Ekipet e kompanisë do të zhvillojnë takime ditëve në vijim më udhëheqësit e të gjitha komunave të vendit, institucioneve, bizneseve dhe mekanizmave tjerë.

    Secili poç elektrik që nuk kryen ndonjë funksion parashihet të ndalet. Kjo, gjatë verës është shumë e rëndësishme, pasi pos që kursen, bën që të kemi më tepër energji elektrike në dispozicion.

    Aktualisht çmimet e importit janë shumë të shtrenjta, mbi pesëfish në krahasim me vitin e kaluar. Ato çmime përcaktohen nga berzat ndërkombëtare, ku ne nuk kemi asnjë ndikim. Pra, është krejtësisht jashtë kontrollit tonë.

    Por, ajo që e kemi në dorë është kursimi i një malli që aktualisht ka vështirësi ta sigurojë e tërë Evropa

    Në këtë mënyrë, çdo kilovat i kursyer nënkupton siguri më të madhe në furnizim me energji elektrike dhe rritje më të vogël të çmimit, pasi zvogëlohet kostoja e sistemit. Së bashku mund t’ia dalim!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark