×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS-i fajëson Komunën e Lipjanit, nuk jep leje për të prerë asfaltin

    Insajderi
    19 February 2023 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    KEDS-i ka fajësuar Komunën e Lipjanit, për mosrregullimin e daljeve nëntokësore në fshatrat Sllovi dhe Konjuh, duke thënë se për shkak të moslejes nga komuna për të prerë asfaltin, diçka që është e domosdoshme për të rregulluar daljet nëntokësore, nuk po mund të bëhet sanimi.

    Të dy daljet janë nëntokësore për çka nevojitet prerje e asfaltit për ti rregulluar. Fatkeqësisht, Komuna e Lipjanit nuk po jep leje që ato të sanohen, duke bërë që mbi 3 mijë konsumatorë të mbesin pa energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

    Kompania tha se është e gatshme të intervenojë dhe ti sanojë ato, në momentin që të merr lejet përkatëse.

    Daljet janë prishur nga mingarkesat. Fillimisht ishte prishur një pjesë e daljes së Konjuhit, para rreth një muaji. Komuna nga atëherë nuk ka dhënë leje për intervenim. Për të mos i lënë konsumatorët pa energji në pikun e dimrit, KEDS e kishte transferuar furnizimin e tyre në dy dalje tjera. Por, për shkak që komuna nuk dha leje kohë të gjatë, kjo ka bërë që të mbingarkohet edhe dalja e Sllovisë, duke u shkaktuar prishje edhe aty. Tash, komuna nuk po jep leje për asnjërën që të sanohet”, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark