×
  • Lajme
  • Lajme

    KEDS nuk do të largojë punëtorët nga puna

    Insajderi
    11 February 2016 - 12:55

    Punëtorët e KEDS-it nuk priten të largohen nga vendi i tyre i punës edhe kur të skadojë marrëveshja e nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe KEDS-it, që obligon kompaninë që të mos largojë punëtorët nga puna në tri vitet e para pas privatizimit.

    Kështu ka njoftuar sot Hysni Gashi, kryetari i Federatës se Sindikatave te Pavarura Eketrokosovës, i cili ka njoftuar se ka pasur takim me menaxhmentin e KEDS rreth kësaj çështje.

    “Ne jemi takuar me përfaqësues të qeverisë dhe me menaxhmentin e KEDS-ut dhe jemi dakorduar ti trajtojmë të gjitha shqetësime tona.  Kemi marrë një pajtueshmëri se nuk do të ketë largim të punëtorëve, por do të ketë riorganizim i vendeve të punës,” ka thënë ai.

    Megjithatë, Gashi ka kërkuar më shumë transparencë rreth në këtë proces dhe ka njoftuar se nuk do të mbahet një protestë që ishte planifikuar për 13 shkurt.

    Sindikatat e punëtorëve të KEDS në vazhdimësi kanë ngritur shqetësim se mund të largohen nga puna në maj të këtij viti, kur është edhe afati i skadimit të kontratës së nënshkruar mes qeverisë dhe KEDS-it./Inajsaderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark