Insajderi
Biznes

KEDS ofron këshilla kursimi për dyqanet e vogla

Insajderi
12 September 2022 - 13:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KEDS ofron këshilla kursimi për dyqanet e vogla
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Meqënse kursimi është i domosdoshëm në këtë periudhë, ekspertët nga KEDS po përgatisin vazhdimisht udhëzime për kategori të ndryshme.

Më posht gjeni disa këshilla praktike, të cilat mund të ndihmojnë dyqanet e vogla:

  • Rregulloni termostatin për t’iu përshtatur sezonës. Rregullimi i teromostatit të ftohjes, për një ose dy shkallë më lart, mund të sjell kursime të mëdha të energjisë elektrike.
  • Reduktoni përdorimin e ujit të nxehtë që ngrohet me energji elektrike.
  • Minimizoni apo fikni dritat dekoruese dhe reklamuese, pasi që ndriçimi i shumtë reklamues në dyqane është shpenzues mjaft i madh i energjisë elektrike.
  •  Pastroni shpesh poçat elektrik nga pluhuri. Poçat e vjetër dhe grumbullimi i pluhurit në sipërfaqen e tyre mund të zvogëlojnë ndriçimin total deri në 50%.
  • Fikni dritat në ato hapësira që nuk përdoren. Përdorni llamba efiçiente, pra llamba LED.
  • Largoni spinën e pajisjeve elektronike nga priza. Disa pasije ende konsumojnë energji elektrike në sasi të vogël kur janë të kyçur në prizë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark