Insajderi
Biznes

KEDS tregon se si të kursej energji elektrike sektori industrial

Insajderi
13 September 2022 - 11:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KEDS tregon se si të kursej energji elektrike sektori industrial
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas KEDS me teknikat e duhura të kursimit të energjisë, sektori industrial që përdor një sasi të madhe të energjisë së ofruar në botë, mund të kursejë energji elektrike nëse aplikohen shembujt si më poshtë:

  • Pastrimi i rregullt dhe mirëmbajtja e planifikuar e makinerive optimizon performancën dhe jetëgjatësinë e këtyre makinerive dhe mund të përkthehet në kursime të mëdha të energjisë;
  • Një mënyrë tjetër e thjeshtë është të siguroheni që të gjitha makineritë dhe pajisjet të fiken kur nuk përdoren. Përdorimi i pajisjeve vetëm kur ju nevojiten, mund të rezultojë në kursime të konsiderueshme të kostos së energjisë elektrike;
  • Sistemet e ftohjes mund të shpenzojnë mjaft shumë energji elektrike, andaj duhet të siguroheni që kondicioneri juaj të aranzhohet në opsion optimal dhe jo më shumë se që është e nevojshme;
  • Dhoma e mbyllur siç duhet ndihmon kondicionerin të përdorë më pak energji;
  • Zëvendësimi i një motori të vjetër me fuqi të lartë, me një motor me fuqi më të ulët dhe efikas është një mënyrë e shkëlqyer për të ulur kostot. Ka shumë industri që përdorin motorë të vjetër, të cilët duhet të zëvendësohen në mënyrë që të kursehet sa më shumë energji elektrike.
  • Zëvendësimin i poçave tradicional me poça LED me fuqi të ulët;
  •  Kontrollimi i ndriçimit përmes sensorëve të lëvizjes (tualete dhe zona të tjera që nuk përdoren tërë kohën.

#industri #këshillakursimi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark