×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    KEK shpenzon rreth 4 milionë për riparimin e eskavatorit – Kalojnë mbi 900 ditë punët as afër përfundimit

    Insajderi
    20 May 2022 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm gjatë vitit 2020 për shkak të problemeve makinerike dhe elektrike kishte pasur gjithsej 1907 orë ndërprerje të prodhimit në Korporatën Energjetike të Kosovës. Krejt kjo lidhet me mos riparimin e duhur dhe me kohë të një eskavatori për të cilin KEK, kishte dhënë tender mbi 3.7 milionë euro në vitin 2019. Kjo ndërmarrje madje ka shpenzuar edhe për punët shtesë  të kompanisë fituese, e që në total vlera për riparim të eskavatorit ka shkuar në rreth 4 milionë. Pavarësisht kësaj riparimi nuk është as afër përfundimit.

    Një kontratë që peshonte 3.7 milionë euro ishte nënshkruar nga Koroporata Energjetike e Kosovës, në vitin 2019.

    Kjo ndërmarrje publike synonte që të bënte, “Riparim kapital elektromekanik të Ekskavtorit SRs 1300 E-9B”. Tenderin për këto punë ia bësoi Konsorciumit NTSH Ekoinvest &FAM Magdeburger Foerderanlagen und Baumaschinen GmbH.

    KEK kërkoinga operatoi ekonomik që punët të kryeheshin brenda 300 ditësh. Por ndonëse kanë kaluar mbi 900 ditë, punët nuk janë as afër përfundimit, shkruan Gazeta Insajderi.

    E si pasoj e kësaj vetëm në vitin 2020, kishte pasur 1 mijë 907 orë ndërprerje të prodhimit të energjisë.

    KEK, në specifikat teknik për kontratën kishte kërkuar që operatori ta merr përgjegjësinë për ekzekutimin dhe mbikëqyrjen e punës së riparimit. Pas kësaj menjëherë ia kishte dhënë 400 mijë euro avans fituesit.

    Pavarësisht se konsorciumi fitues,kishte marrë avansin prej 400 mijë eurove kur kishte filluar periudha e zbatimit të kontratës kishte shpalosur vërejtjet për pozicionin në të cilin ndodhej eskavatori.

    Kompania madje nuk pranonte fillimin e punëve deri në pozicionim të duhur të tij. Shkak i vonesës përveç kësaj, ishte edhe se nuk pranonte të kryej mbikëqyrjen e punëve dhe të marrë përgjegjësinë për to.

    Puna në terren kishte filluar tek pas 23 mujash që prej nënshkrimit të kontratës, në korrik të vitit 2021. Por punimet ishin bërë vetëm përgjatë një muaji, u ndërprenë për shkak se gjatë riparimit kompania   kishte përdorur ngjyrë me afat të skaduar.

    Ndonëse kanë kaluar 900 ditë riparimi i eskavatorit të KEK-ut nuk ka përfunduar, ky insititucion i ka paguar kompanisë 67% të çmimit apo gjithsej 2 milionë e 496 euro.

    Gazeta Insajderi, ka kërkuar Koroporata Energjetike e Kosovës sqarime lidhur me mospërfundimin e punëve për këtë tender të madh, por edhe përkundër që gazeta ka pritur disa ditë nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Por disa përgjigje për tenderin e madh të KEK-ut u dhanë në raportin e auditorit.

    ZKA: 1907 orë ndërprerje të prodhimit të energjisë shkaku i mos riparimit të eskavatorit

    Edhe Zyra Kombëtare e Auditimit ka hetuar këtë rast. Ka konstatuar se si pasojë e zvarritjes dhe mos riparimit në tërësi të eskavatorit kishte bërë KEK-un jo efikas në realizimin e planit të prodhimit.

    Shkak për mos realizimin e punës në tërësi sipas tyre ka qenë mos definim të qartë të përgjegjësiv edhe mos përkufizim në detaje të kërkesave ndaj kompanisë fituese.

    Kurse për mos zbatim të kontratës fajtor sipas ZKA-së ishte menaxhimi jo i duhur i kontratës nga KEK pasi nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj kësaj kompanie për papërgjegjësinë gjatë zbatimit të kontratës.

    “Sipas Menaxherit të Projektit (MP-së), OE-ja mbikëqyrjen e konsideronte si proces i cili do të realizohej pasi të përfundoheshin punët (që KEK-u kishte marrë përgjegjësinë për t’i kryer) dhe kufizohej vetëm në faza të caktuara të demontimit dhe montimit të eskavatorit. Në anën tjetër KEKu mbikëqyrjen e konsideronte që personi i specializuar i OE-së të ishte i pranishëm fizikisht gjatë tërë kohës, në çdo fazë të punës”, thuhet në gjetjet e auditorit.

    ZKA ka dal në përfundim se për shkak së departamenti i Djerrinës (shfrytëzuesi i eskavatorit) kishte vështirësi në gërmim pasi që eskavtori që ishte në funksion, pritej të zëvendësohej me të riparuarin, “kishte pasur gjithsej 1907 orë ndërprerje, vetëm gjatë vitit 2020, për shkak të defekteve makinerike dhe elektrike”.

    Edhe përkundër që KEK-u i kishte bërë përgatitjet për fillimin e punëve, fituesi i tenderit nuk iu kishte përgjigjur ftesës për fillimin e punëve.

    “Parakusht për hartimin e këtij plani ishte që KEK-u të dorëzojë planin dinamik për pjesën e punëve që do t’i kryente vet KEK-u (sipas komunikimit të OE-së me MP-në). Pavarësisht kësaj, deri në qershor 2020, OE-ja kishte sjellë dhe dorëzuar në KEK një numër të pajisjeve elektronike (25 nga gjithsej 31) që ishin pjesë e kontratës”, thuhet në gjetjet e auditorit .

    Pajisjet ishin strehuar “përkohësisht” në depo të KEK-ut, ndërkaq vlera e tyre ishte mbi 1 milion euro, për çka operatori ekonomik kishte kërkuar që t’i paguhen menjëherë këto para.

    KEK nuk kishte autorizuar pagesën me arsyetimin se dorëzimi pa montim nuk ishte paraparë me kontratë por të dorëzohet eskavatori funksional dhe i gatshëm për shfrytëzim.

    Por kompania e kishte nisur procedurë përmbarimore.

    Për të shmangur këtë situatë në të cilën ndodhej KEK-u aplikoi “qasje miqësore” duke propozuar amandamentimin e kontratës.

    “Kontrata e amandametuar përfshinë pagesat deri 90% të vlerës së mallrave që i kishte dorëzuar OE-ja pavarësisht se nuk i kishte montuar”, njofton ZAP.

    Puna në riparimin e eskavatorit nisi 23 muaj pas nënshkrimit të kontartës

    Pavarësisht se në vitin 2019 kur ishte nënshkruar kontrata e KEK-ut me kompaninë fituese ishte caktuar 300 ditëshi si fazë e fundit për përfundimin e saj, kjo dukej e pa mundshme të realizohej. Pasi që puna në terren kishte nisur 23 muaj pas nënshkrimit të kontratës, pra në korrik të vitit 2021.

    Puna kishte vazhduar vetëm një muaj, por u ndërprerë pasi që kompania gjatë riparimit kishte përdorur ngjyrë me afat të skaduar.

    “Në këtë kohë, ekspertët e OE-së ndërpresin dhënien e instruksioneve punëtorëve të KEK-ut, me arsyetimin e pjerrtësimit të bazës së poshtme të kushinetës për 26 mm në drejtim të rrotës punuese”.

    “Pas shumë takimeve, konsultave dhe dëshmive se ngjyra e përdorur është brenda parametrave të lejuar, puna riparimi i konstruksionit dhe mbrojtje antikorozive ri-nis me intensitet të kufizuar deri në nëntor 2021 kur OE-ja kushtëzon vazhdimin e punëve me përfundimin e montimit të shtratit sferik”, thuhet në gjetjet e auditorit.

    Mos zbatimi i kësaj kontrate të madhe, sipas Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm lidhur me atë se kujt i takojnë përgjegjësitë  KEK-ut apo OE-së, e që nuk po mund të zgjidhet.

    Përkundër që KEK nuk është përgjigjur për rastin që nga momenti i lidhjes së kontratës mes tyre  Kosovës dhe Konsorciumit NTSH Ekoinvest &FAM Magdeburger Foerderanlagen und Baumaschinen GmbH, kanë kaluar mbi 900 ditë por kontrata ende nuk është zbatuar në tërësi. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark