×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    KEK-u shpërblen me tender 1.3 milion euro kompaninë e themeluar nga biznesmeni i arrestuar për prostitucion

    Insajderi
    07 September 2022 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania “Rojet e Nderit”, e themeluar nga biznesmeni Kushtrim Krasniqi, i arrestuar për prostitucion, do të përfitoj nga Korporata Energjetike e Kosovës, 1.3 milion euro për gjashtë muaj. Kjo pasi ndërmarrja publike, me procedurë të negociuar duke i eleminuar nga gara operatorët tjerë, i ka dhënë tenderin për sigurim të objekteve

    Korporata Energjetike e Kosovës, e ka shpërblyer me tender 1.3 milion euro kompaninë e sigurimit “Rojet e Nderit”. Kjo kompani është themeluar nga biznesmeni Kushtrim Krasniqit, i cili në muajin prill të këtij viti u arrestua nën dyshimet se është i përfshirë në prostitucion.

    Krasniqi, ishte kapur së bashku me tri vajza të tjera pas bastisjeve që Policia e Kosovë, bëri në disa lokacione në Prishtinë. Ai dyshohet se së bashku me dy vajza të moshës 20-vjeçare dhe një 22-vjeçare, për gati shtatë muaj i mundësuan dhe e detyruan për prostitucion një vajzë të mitur.

    Por pavarësisht kësaj, Korporata Energjetike e Kosovës, duke i eleminuar nga gara kompanitë e tjera, lidhi marrëveshje një burimore me “Rojet e Nderit”, kompaninë e themeluar nga Krasniqi. Pronësia e kësaj kompanie sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, tashmë është bartur në emër të Gëzim Paçarizit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kjo kompani, sipas KEK-ut e ka për detyrë që të ruaj dhe sigurojë objektet e saj për gjashtë muaj rrjesht. Fituesi është shpallur me 29 gusht, ndërsa kontrata është nënshkruar, të premten e 2 shtatorit.

    Në përshkrimin e kontratës thuhet se hapësira për të cilën kërkohet të bëhet shërbimi i sigurimit fizik ka një sipërfaqe prej 45 kilometra katrorë.

    “Puna në prodhim të qymyrit dhe energjisë elektrike në mihjet dhe termocentralet e KEK-ut është e organizuar në tri ndërrime pa ndërprerje. Në anën tjetër, hapësira për të cilën kërkohet të kryhen shërbimet e sigurimit fizik ka një sipërfaqe prej rreth 45 km2 (apo 4,500 ha), dhe është në pjesën më të madhe e paasfaltuar dhe pa rrethuar”, thuhet në përshkrim.

    Në këto hapsira sipas KEK-ut, prodhohet mbi 8 milionë ton qymyr, prandaj edhe kërkesa për ruajtjen e kësaj hapësire ka vlerë nacionale.

    “Përndryshe, asetet dhe pasuria e cila duhet të ruhet ka një vlerë kritike nacionale, me anë të së cilave prodhohet mbi 8 milionë ton qymyr në vit dhe mbi 5.5 milion MWh energji elektrike në vit, që paraqet rreth 90 % të konsumit vendor të energjisë elektrike”.

    Biznesmeni Kushtrim Krasniqi

    Në përshkrimin e gjatë të njoftimit për dhënie të kontratës thuhet se hapësira kritike që duhet të sigurohet shtrihet në disa komuna, prandaj edhe duhet të ruhet nga 360 punëtor në tri ndërrime.

    Tërësia e këtyre aseteve kritike që shtrihen në një hapësirë të gjerë në disa komuna (Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë, Podujevë) duhet ruajtur përmes një kompanie e cila duhet të jetë e specializuar dhe licencuar sipas ligjit, me ç`rast janë të angazhuar mbi 360 punëtorë të licencuar të sigurimit të organizuar në tri ndërrime gjatë 24 orëve, 7 ditë në javë pandërprerë si dhe shërbimi sistemit elektronik të vëzhgimit”.

    “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurimit të objekteve të KEK-ut sipas sistemit të cekur me lartë është i nevojshëm në mënyrë të vazhdueshme pa asnjë ndërprerje, me ç ‘rast nuk lejohet asnjë vakum apo mungesë e prezencës së këtyre shërbimeve”, thuhet në përshkrimin e gjatë të njoftimit për dhënien e kontratës.

    Gazeta Insajderi, ka raportuar se si Korporata Energjetike e Kosovës, javëve të fundit është përballur me probleme teknike në blloqet që prodhojnë energji. Si rrjedhim i kësaj edhe nisën reduktimet e mëdha të rrymës në vend. Reduktimet nga 6 me 2, arritën në 3 orë me rrymë e 3 pa rrymë.

    Në një hulumtim të gjatë të Gazetës Insajderi, del në pah historia e dështimit të riparimin të Bllokut A5. Gazeta ka zbuluar se fillimisht këtë riparim e bllokoi këshilltari i bordit, një figurë politike e Vetëvendosjes e dërguar atje pas anëtarësimit në parti dhe pas pensionimit, si dhe drejtori aktual, i caktuar nga bordi që e dërgoi Qeveria Kurti.

    Edhe një tender milionësh për riparimin e kësaj njësie ka dështuar.

    Rama duke përjashtuar konkurrencën, i kishte dhënë tender 84 mijë euro “Rojeve të Nderit”

    Vetëm pak muaj më parë, edhe Komuna e Prishtinës e kishte shpërblyer kompaninë “Rojet e Nderit”, me një tender prej 84 mijë eurove. Kjo kishte ndodhur vetëm një muaj pasi, që ishte arrestuar nën dyshimet për prostitucion biznesmeni Kushtrim Krasniqi, themeluesi i kësaj kompanie.

    Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, kishte përjashtuar nga procedurat tendeuese kompanitë e sigurimit fizik, duke i ka dhënë tender një burimor kompanisë “Roja e Nderit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky tender i Komunës së Prishtinës, peshonte në vlerën prej 84 mijë eurove.

    “Roja e Nderit”, ishte rekomanduar për kontratë më datën 16 maj, ndërsa dy ditë pas ishte nënshkruar kontrata.

    Kjo kompani për një periudhë dy mujore do ta bënte sigurimin fizike të të gjitha objekteve komunale të kryeqytetit.

    Kujtojmë se kompania “Rojet e nderit”, njihet si një prej kompanive që ka përfituar tenderë milionësh nga shteti.

    Ajo përgjatë viteve kishte fituar plotë 12 kontrata të tenderëve, në vlerë mbi 2 milionë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këta tenderë biznesmeni Kushtrim Krasniqi, i fitonte kryesisht nga ministritë dhe nga kuvendi komunal i Prishtinës, ku kontratat kapnin vlera gjysmë milionëshe.

    Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Kushtrim Krasniqi rezulton të jetë pronar i nëntë kompanive që veprojnë në Prishtinë, Prizren, Kaçanik dhe Fushë Kosovë.

    Si u arrestua për prostitucion biznesmeni milioner nga Malisheva?

    Biznesmeni milioner nga Malisheva, Kushtrim Krasniqi, që mori milionat nga shteti, ishte arrestuar të martën e 5 prillit, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për “mundësim apo detyrim në prostitucion”.

    Ai ishte kapur së bashku me tri vajza të tjera pas bastisjeve që policia, kishte kryer në disa lokacione në Prishtinë.

    Krasniqi dyshohet se së bashku me dy vajza të moshës 20-vjeçare dhe një 22-vjeçare për gati shtatë muaj, i mundësuan dhe e detyruan për prostitucion një vajzë të mitur.

    Sipas prokurorisë dyshohet se Krasniqi, që nga muaji tetor i vitit të kaluar e detyronte të miturën për prostitucion.

    Gjithçka sipas prokurorisë kishte nisur pas një marrëveshje që biznesmeni Krasniqi, kishte bërë së bashku me tri vajzat e tjera, në këmbim të të hollave.

    Gjatë hetimeve për kapjen e Krasniqit, policia kishte bastisur edhe shtëpinë e tij.

    Sipas Policisë, aty janë gjetur tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë, katër telefona mobil, një Llap top, dy USB dhe 2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë së bashku me pajisjet për bluarjen e narkotikeve.

    Krasniqi është vëllai i zv/drejtorit të gjimnazit në Malishevë, i akuzuar edhe ai për sulm seksual.

    Muaj më parë vëllai i Kushtrimit, Atom Krasniqi ra po ashtu në prangat e policisë, si i dyshuar se ka kryer veprën penale “sulm seksual”, ndaj një nxënësje në shkollën ku punonte.

    Ndaj Atom Krasniqit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë për rastin e 16 dhjetorit të vitit 2021, i cili në cilësi të zëvendësdrejtorit të shkollës, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e nxënëses, e kishte prekur të njëjtën në banjon e shkollës, ku kishte filluar ta sulmonte seksualisht. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark