“Takimin e kam pas për sot, mirëpo kryeministri gjendet në Belgjikë. Ai më ka shkruar një letër dhe më ka thënë që kur të kthehet në Kosovë do të takohet me mua. Unë s’mundem me nxitu pasi punët e mira vijnë ngadalë. Por, them se disponimi dhe mbështetja është që unë të jem në këtë post”, është shprehur ai për Indeksonline.
Kelmendi ka thënë se më së shumti do të fokusohem në avancimin e zhvillimit ekonomik, fuqizimin e prodhimtarisë vendore.
“Me ngritjen e performancës së të punësuarit dhe dinjitetit të tyre. Kam shumë ide për punët pozitive. Do të jem bashkëpunues me të gjitha akteret ekonomik edhe ashtu jam bashkëpunues në mënyrë që me ardhur deri te një rezultat për biznesin si dhe shtetit”, ka shtuar Kelmendi.