Kelmendi: Do të votoj kundër demarkacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Do të votoj kundër demarkacionit

    Insajderi
    26 August 2016 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se për shkak të bashkëvendësve të tij do të votojë  kundër demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator.

    Ndonëse nuk e ka kontestuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se Çakorri është kufiri shpirtëror i rugovasëve.

    Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka sqaruar se kundërshtimi i tij për demarkacionin nuk është i njëjtë si ai i opozitës.

    Kelmendi i ka kritikuar pozitën dhe opozitën për këtë çështje.

    Sipas tij, Qeveria nuk e ka informuar sa duhet opinionin për këtë marrëveshje, ndërsa opozita e ka politizuar këtë çështje.

    Kelmendi ka treguar se ka bërë ftesë publike për liderët institucionalë dhe politikë që më 29 gusht të mbahet një takim kokë më kokë, pa ndërmjetësim ndërkombëtar për çështjen e demarkacionit në vilën e “Elkosit” në Rugovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark