Kelmendi: Thaçi s’e mbajti premtimin që unë të bëhem zv. kryeministër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kelmendi: Thaçi s’e mbajti premtimin që unë të bëhem zv. kryeministër

    Insajderi
    01 November 2016 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë për Info Magazinen e Klan Kosovës, Kelmendi tregoi synimet e tij në “Qeverinë Mustafa”.

    “Unë nuk e kam bërë këtë hap me të parën, kam pritur edhe pjesën e dytë të premtimit se kam pasur dy herë premtim dhe i kam treguar që premtimi im dhe marrëveshja ka qenë që unë të jem pjesë e qeverisjes që të zhvillojë synimet e mia në fushën e ekonomisë”, ka thënë Kelmendi.

    Ai ka thënë se personi që nuk e ka mbajtur fjalën, ishte Presidenti i tanishëm, dkur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Nuk mund të them  se Veseli nuk ka qenë i fjalës, Veseli u zgjedh kryetar i PDK-së dhe unë kam bërë këtë lëvizje jo për ta dëmtuar Veselin, dalja ime ka të bëjë ekskluzivisht me Thaçin”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark