Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së hënës, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Kryeqytet, Enis Pllana, i cili tha se personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, bëri të ditur Pllana.
Me rastin po merret Njësia e Trafikut në Kryeqytet, shtoi më tej ai. /Insajderi.org/