Një person i moshës 64 vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë. Rasti ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj.
Sipas njoftimit të policisë deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë ku është goditur për vdekje një këmbësor nga një veturë.
“Ka ndodhur aksident komunikacioni me fatalitet, e përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa vendore, të cilin e drejtonte shoferi B.G (M/K) i moshës 44 vjeçar dhe këmbesori N.O ( M/K) i moshës 64 vjeçar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku për pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilin për ndihmë mjekësore me autoambulancë dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima/këmbësori ka ndërruar jetë”, tha Veseli.
Njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes, konfirmon zëdhënësi policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksin, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.