Këndimi mund t’u ndihmojë atyre që gërhin, por edhe atyre që flejë bashkë me ta, sepse do të bëjnë gjumë më të mirë gjatë netëve të qeta.
Mirëpo, kjo nuk është e vetmja përparësi.
Terapeutët muzikorë, psikologët dhe mjekët tashmë disa vite flasin për dobinë terapeutike të një instrumenti – trupit tonë.
Mjekët thonë se ushtrimet me zë mund të jenë çelësi për gjumë të rehatshëm natën. Një ushtrim i thjeshtë ditor i zërit mund të forcojë muskujt e dobët të fytit dhe të qiellzës që janë shkaktari kryesor i gërhitjes, besojnë ekspertët.
Zbulimi u bë pasi një mësuese këndimi shpiku një mënyrë për të ndihmuar një shoqe që të ndalte gërhitjen, transmeton Telegrafi.
Ekspertët dizajnuan një program të ushtrimeve të këndimit që kishin për shënjestër fytin dhe i ndali të dyja, gërhitjen kronike dhe apnenë e gjumit, që bëjnë që njerëzve t’u ndalet fryma gjatë gjumit.
Gjetja e saj nxiti një studim të gjerë në ‘Exeter University’ dhe “The Royal Devon and Exeter NHS Foundation Trust’.
30 persona që gërhasin i provuan ushtrimet për disa minuta çdo ditë për tre muaj.
Në fund të ushtrimit, gërhitja e tyre ishte përmirësuar dukshëm krahasuar me 30 të tjerëve që nuk e provuan trajtimin.