Këngëtari i hitit “I believe I can fly” shpallet fajtor për abuzim seksual - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Këngëtari i hitit “I believe I can fly” shpallet fajtor për abuzim seksual

    Insajderi
    29 September 2021 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari amerikan  R.Kelly, i njohur me hitin “I believe I can fly” është shpallur fajtor nga gjykata për abuzim seksual të grave dhe fëmijëve për 2 dekada.

    Njëmbëdhjetë akuzues, nëntë gra dhe dy burra, përshkruan gjithë dhunën seksuale të ushtruar nga këngëtari për 6 javët që zgjati gjyqi.

    Pas dy ditësh diskutimi, juria e shpalli R Kelly fajtor për të gjitha akuzat, ndërsa dënimi do të jepet më 4 maj.

    Gjykata zbuloi se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, kishte trafikuar gra midis shteteve të ndryshme të SHBA-së dhe kishte prodhuar pornografi për fëmijë.

    Një grua që dëshmoi se Kelly e mbajti peng, e drogoi dhe e përdhunoi tha në një deklaratë me shkrim pas vendimit se ajo ishte “fshehur” nga ai për shkak të kërcënimeve.

    “Unë jam gati të filloj të jetoj jetën time pa frikë dhe të filloj procesin e shërimit,” – tha gruaja, e identifikuar në gjykatë si Sonja.

    Një tjetër grua që dëshmoi në gjykatë, Lizette Martinez, tha se ishte “lehtësuar” nga vendimi.

    “Jam shumë krenare për gratë që ishin në gjendje të thoshin të vërtetat e tyre,” – u shpreh ajo.

    Gloria Allred, një avokate që përfaqësoi disa viktima, u tha gazetarëve se në 47 vite ku ishte përballur me disa maniakë seksual, R Kelly “është më i keqi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark