Këngëtari i njohur shqiptar paralajmëron padi për artist nga Kosova dhe Serbia për vjedhje të këngës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Këngëtari i njohur shqiptar paralajmëron padi për artist nga Kosova dhe Serbia për vjedhje të këngës

    Insajderi
    26 May 2021 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kastriot Grajqevci përmes një postimi ka njoftuar që ka vendosur ti padis të gjithë ata që kanë përdorur pa lejen e tij për përfitime personale hitin e tij të shumë njohur ‘Hajde lujm qyqek’.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale artisi ka njoftuar publikun për këtë vendi.

    Shkrimi i plotë i Kastriotit:

    ‘Pershendetje te gjitheve, permes ketij postimi dua t’iu informoj se kjo eshte kanga origjinale “hajde lujme qyqek” kenduar nga une Kastriot Grajqevci dhe Gazmend Rexhepi ne vitin 2004. Si Autor i kesaj kange me te gjitha te drejtat autoriale dhe juridike ju njoftoj se kjo kange eshte marre (vjedhur) nga disa kengetare te Kosoves ashtu edhe nga te huaj pa autorizimin tim. Me kete rast kam marre vendim qe te padis te gjithe ata qe keqperdoren autorsine time dhe me demtuan qofte ne aspektin autorial ashtu edhe ne ate finaciar. Tash se fundi eshte marre edhe nga nje kengetare serbe pa autorizimin tim. P.s. K’ta te huajt ndoshta kane pritu me me gjete dhe me me pyt e k’ta te Kosoves lehte e kane pase bre.’

    ‘Hajde lujm qyqek’ është projekt i realizuar në vitin 2004 dhe ishte ndër projektet më të dëgjuar të atij viti, për të vazhduar suksesshëm edhe viteve në vijim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark