Këngëtari kosovar që jeton në Zvicër ankohet se nuk gjeti punëtorë në Kosovë, “Ndërtova vetë pishinën” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Këngëtari kosovar që jeton në Zvicër ankohet se nuk gjeti punëtorë në Kosovë, “Ndërtova vetë pishinën”

    Insajderi
    23 September 2021 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari kosovar Hysni Zeqiri ka thënë se në mungesë të punëtorëve është detyruar të ndërtojë vetë pishinën në oborrin e tij.

    Ai ka ardhur nga Zvicra dhe thotë se qe dy javë nuk ka mundur të merret me muzikë për shkak se i është dashur të punoj.

    “Është ma problem me gjetë se fuqia punëtore është e mangët. Unë qe dy javë kam ardhë prej Zvicrës dhe veç një herë kam qenë në studio, se më duhet me i ndihmu babës. Punëtortë i kam kërku në rrethinë, kur duhet me punu dikush punë të thjeshtë është shumë e vështirë.

    “Më doket e paguj 20-25 ose 30, varet qysh e gjen, nuk kanë çmim fiks. Kjo është shejë e mirë se kur ka kërkesë për punëtorë, punëtori edhe e rrit çmimin, por jemi pak edhe dembelë si popull”, shprehet ai në ATV.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark