Një emër shumë i suksesshëm shqiptar jashtë trojeve tona në fushën e artit është edhe ai i Ermal Metës.
Këngëtari prej kohësh jeton dhe vepron në Itali, por është shumë i rezervuar kur është fjala për jetën private.
Pas ndarjes nga Silvia Notargiacomo, Ermali kishte nisur lidhje të re me Chiara Sturda, me të cilën edhe është fejuar.
Së fundi, artisti vendosi që ta prezantojë atë për publikun, pikërisht me rastin e ditëlindjes së Chiaras.
Ai publikoi fotografi romantike shkrepur buzë detit, ndërsa shkroi edhe një dedikim të ëmbël dedikuar asaj.