Një prej reperëve më të suksesshëm shqiptar, Mozzik, kohën e fundit ishte shumë aktiv me projekte të reja muzikore.
Madje, fama e tij tashmë ka kaluar kufijtë dhe këngët e tij po pëlqehen edhe nga artistët e huaj, duke u bërë kështu inspirim për projektet e tyre.
“Madonna” është njëra prej këngëve që Mozzik e solli gjatë këtij viti, e cila arriti të grumbullojë 26 milionë klikime në kanalin YouTube.
Por, kjo këngë një muaj më pas u kopjua nga artisti turk, Enes Batur me titullin “Biliyom”, që në shqip do të thotë “E di”.
Projekti i Batur erdhi i shoqëruar edhe me klip, i cili ka ngjashmëri shumë të madhe me klipin e reperit shqiptar.