Amerika është në sezon zgjedhjesh të reja presidenciale, ndërkohë që nuk kanë qenë të paktë personazhet publike që kanë dalë kundër Donald Trump.
Njëra prej tyre është edhe këngëtarja e njohur amerike, Demi Lovato. Në tekstin e këngës së saj të re “Commander In Chief”, Lovato mban një fushatë anti-Trump, teksa në ndarjen e çmimeve Billboard Music Awards dhuroi një interpretim emocional, raporton Ora News.
Gjithashtu gjatë performancës së këngëtares, në ledin pas saj u shfaq fjala “voto”, pjesë që u fshi nga organizatorët e evenimentit. Por Lovato e postoi më parë në Twitterin e saj pa asnjë koment.
26 vjeçarja nuk është e vetmja artiste që i ka bërë thirrje popullit amerikan të votojnë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Billie Eilish apo Lizzo.