Lajmi i bukur se Greta Koçi ishte fejuar u bë kryefjala e mediave sociale para pak ditësh. Gjithashtu u tha se këngëtarja do t’i japë fund beqarisë së shpejti. Por mesa duket kjo gjë ka ndodhur më shpejt sec e prisnim.
Së fundmi me anë të disa videove të publikuara në Instagram, shohim se Greta ndodhet në Kosovë për të pushuar së bashku me Enin dhe Gencin, por që me siguri me të është dhe njeriu i saj i zemrës, edhe pse nuk e ka publikuar.
Në një prej videove të publikuara bije në sy unaza tradicionale e martesës që këngëtarja mban në gisht, ndaj menjëherë kanë lindur dyshimet që Greta i ka dhënë fund beqarisë në privatësi.. Na mbetet të presim konfirmimin e këngëtares dhe momentin kur ajo do të vendosë të ndajë pamje nga dita e saj më e lumtur me fansat…