Këngëtarja Vesa Smolica është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur rivierën turke, për të kaluar pak ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.
Teksa po i mban të azhurnuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale për më të rejat e saj, Vesa nuk po heziton që të trajtojë edhe çështje të ndryshme që lidhen me aktualitetin në Kosovë.
Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova publikoi një sërë fotografish atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse në bikini në plazh.
Në mbishkrimin e tyre ajo pati një mesazh për gjininë mashkullore, duke theksuar se këto imazhe nuk janë publikuar me qëllim provokimi por me qëllim suksesi, pasi ndjehet mirë në trupin e saj të tonifikuar.
“Burra të dashur, në qoftë se mendoni se jemi duke i postuar për ju këto lloj fotosh, e vërteta nuk qëndron ashtu. Ne e duam dhe respektojmë trupin tonë dhe nuk ka asgjë të keqe me e shfaqë secila në mënyrën vet. Nëse unë i postoj këto lloj fotosh, nuk po kërkoj të abuzohem dhe ngacmohem seksualisht, nëse prisni diçka tjetër nga vajzat tuaja ndryshoni religjion dhe nacionalitet, ka vend edhe për të tilla rregulla dhe njerëz që ju kërkoni, këtu jo! Mbrojini çikat tuaja”, ka shkruar Smolica në Instagram.