Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa njofton edhe për të rejat në jetë e karrierë.
Meqenëse udhëton vazhdimisht e bën punën prej modeleje, ajo kësaj radhe ka njoftuar se i është nënshtruar testit për coronavirus.
“Kam bërë testin për COVID-19 sot dhe shpresoj që të dalë negativ”, ka qenë mbishkrimi i një fotografisë të publikuar në InstaStory.
Këngëtarja në ndërkohë shfaqet e shtrirë në shtrat dhe si duket mjaft e shqetësuar për rezultatin që do të presë.
Ramosaj në anën tjetër vitin që lamë pas është rikthyer pas një kohe të gjatë në muzikë.
Krahas “Dancing With the Devil”, sivjet ka paralajmëruar që do të sjellë më shumë prurje.