Pak muaj më parë, në rrjet u përfol se Jessie J dhe Channing Tatum i kanë dhënë fund lidhjes.
Një burim pranë çiftit tregoi se dyshja e kanë mjaft përzemër njëri-tjetrin, por kanë kuptuar që është më mirë ta lënë pas historinë e tyre.
Jessie ka reaguar për herë të parë që pas këtyre lajmeve, duke konfirmuar ndarjen publikisht. Ajo ka publikuar në Instagram një video duke bërë “twerk”, për të treguar se po jeton një jetë beqare.
“Jeta beqare në pandemi”, ka shkruar Jessie krahas videos.