Këngëtarja kosovare fiton gjyqin ndaj ish të dashurit, pasi ia ndaloi ta shoh vajzën për një kohë të gjatë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Këngëtarja kosovare fiton gjyqin ndaj ish të dashurit, pasi ia ndaloi ta shoh vajzën për një kohë të gjatë

    Insajderi
    02 July 2021 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja shqiptare, Dafina Dauti ka kohë që ka qenë në proces gjyqësor me ish të dashurin e saj, për kujdestarinë e vajzës.

    Së fundmi, ajo e ka fituar kujdestarin e vajzës dhe e ka marrë atë pranë vetës.

    Kjo gjë u bë e ditur nga vetë këngëtarja, përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social “Instagram”, ku shihet pranë vajzës Kaylee, vajzës së madhe dhe avokates së saj.

    Dafina shihet mjaft e lumtur që drejtësia ka triumfuar në anën e saj dhe është bashkuar me vajzën pas thuajse dy vitesh.

    Gjatë kohës kur çifti ndodhej në një proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës, Dafina i kishte bërë një dedikim të veçantë të voglës së saj, e cila kishte festuar ditëlindjen e saj të parë.

    Në një fotografi të publikuar në Instastory, këngëtarja Duati shkroi se askush dhe asgjë s’mund ta ndalojë ta takojë vajzën e saj, edhe pse aktualisht ndodhet larg, pasi ajo është nën kujdestarinë e të atit.

    “Shpirti i vogël, me pak fjalë du me t’thënë diçka shumë të madhe që edhe kur të rritesh t’a lexosh çdo herë, në fakt kam shumë gjëra me t’i thënë e me t’i sqaru kur të rritesh engjëlli i vogël. I kam të gjithë në letër që t’i lexosh por i kam dhe në mendje e në zemër, e kur të rritesh e t’i kuptosh të gjitha do të thuash që ‘Nëna ime është një heroinë e vërtetë’. Njerëzit edhe mund të ma ndalojnë tani për tani që të të shosh e mos të kem pranë fizikisht, por s’mund të ma ndalojnë të të dua. Prandaj, të premtoj që një ditë shumë shpejt do të jemi bashkë ne të trija: Unë, Liza dhe ti engjëlli i vogël që të duam shumë zeshkanja e Nanit”, ka shkruar Dafina Dauti në InstaStory.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark