Linda Halimi javë më parë kishte paralajmëruar se do të bëjë një ndërhyrje në të pasme.
Ndërhyrjen kirurgjikale ajo e ka realizuar ditën e djeshme dhe siç ka premtuar ka qenë transparente duke publikuar procedurën hap pas hapi.
BBL quhet operacioni përmes të cilit merret yndyra e tepërt nga barku, ijet ose kofshët dhe vendoset në vithe për më shumë volum.
Linda ka treguar se disa javë nuk guxon të qëndrojë ulur ndërsa procedura kushton nga 9 deri në 14 mijë dollarë.
Për të arritur këtë Linda është dashur të shtojë 12 kilogramë për 4 javë para se të bënte ndërhyrjen.
Megjithëse Linda ka publikuar çdo gjë duke u shfaqur lakuriq para kamerave shumë nga pamjet janë fshirë pasi janë raportuar nga ndjekësit në Instagram.