Insajderi
Showbiz

Këngëtarja shqiptare flet për betejën qe po kalon me tumorin

Insajderi
07 May 2025 - 08:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këngëtarja shqiptare flet për betejën qe po kalon me tumorin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja e njohur shqiptare Rinesa, e njohur me emrin artistik Rinesance, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, ka ndarë me ndjekësit e saj një rrëfim tejet emocional dhe të dhimbshëm në rrjetin social Instagram. Ajo ka treguar se prej dy muajsh është duke përballuar probleme serioze shëndetësore, të cilat kulmuan me diagnostikimin me tumor në tru.

“Deri para do jave s’e kom ditë çka po ndodh, derisa u desht me u shtru në spital me 18 Prill 2025,” shkruan ajo, duke zbuluar se ka kaluar dy ndërhyrje kirurgjikale në tru dhe tani ndodhet në një qendër rehabilitimi, ku shumë shpejt do të nisë terapinë radiologjike.

Rinesa u shpreh se pavarësisht sfidës së madhe, po e sheh këtë periudhë si një kujtim i rëndësishëm që i rikujton sa shumë njerëz ka pas vetes dhe se nuk ka ndërmend të dorëzohet.

“Mënyra se qysh ka rrjedhë gjithçka osht bekim n’vete për mu… Muzika është motivi për me e kalu edhe këtë sfidë,” shkroi ajo, teksa falënderoi ekipin, bashkëpunëtorët dhe familjen për përkrahjen e pandërprerë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark