“Keni kaluar kufijtë e njerëzores”, Syla u jep një paralajmërim kërcënuesve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Keni kaluar kufijtë e njerëzores”, Syla u jep një paralajmërim kërcënuesve

    Insajderi
    14 April 2023 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Valon Syla, ka paralajmëruar të gjithë ata që e kanë kërcënuar në mesazhe se nuk i tërheqin mesazhet e tyre do t’i lajmëroj në polici.

    Sipas tij, për 25 vite në këtë profesion, nuk e ka lajmëruar asnjë kërcënues, por pas rastit të fundit, ai thotë se ndjekësit kanë kaluar kufijtë e njerëzores.

    Syla u ka dhënë atyre 24 orë afat që t’i tërheqin mesazhet.

    “Prej këtij momenti i keni edhe 24 orë afat prej meje, nga mirëkuptimi nëse i keni ra pishman me i fshi e me i tërhjek mesazhet që i keni dërguar drejt adresave të mia. Pas këtij afati, bash secilin do ta denoncoj në polici, veç e veç me foto dhe identitete”, shkroi veç tjerash.

    Postimi i plotë:

    Lajmërim Publik për Xhematin e Facebookut

    Deri tash asnjë person që mu është kërcënuar me mesazhe nuk e kam derguar apo denoncuar në polici tash e 25 vjet sa punoj si gazetar dhe në media. Si kam denoncuar as kur jam sulmuar fizikisht rastin e gërrnaçit.

    Por, po e shoh se pernjëmend i keni kapërcyer të gjithë kufijtë e njerëzores dhe asaj që ua lejon liria e juaj.

    Prej këtij momenti i keni edhe 24 orë afat prej meje, nga mirëkuptimi dhe toleranca, nëse i keni ra pishman, me i fshi e me i tërhjek mesazhet që i keni dërguar drejt adresave të mia. Pas këtij afati, bash secilin do ta denoncoj në polici, veç e veç me foto dhe identitete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark