×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Keqpërdoret emri i FSK-së, ambasada e Kosovës në SHBA thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtij mashtrimi

    Insajderi
    11 March 2024 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një faqe në internet është hapur rrejshëm për të mbledhur fonde për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Faqen e ka përgenjështruar Ambasada e Kosovës në SHBA.

    Çfarë thuhet në thirrjen e kësaj faqe?

    “Na ndihmoni të krijojmë një krah që është mbrojtës për vendin dhe popullin tonë. Një ushtri ka nevojë për fonde për t’u krijuar për një forcë të fortë, donacionet tuaja do të ndihmojnë ushtrinë që të krijohet. Donacionet do të shpëtohen deri në vitin 2020 dhe pastaj gjithçka do të jepet në Ministrinë e Sigurisë së Kosovës”, shkruan kjo faqe.

    Analiza:

    Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA doli me një njoftim që bën thirrje bashkatdhetarëve të mos bien pre e këtij mashtrimi.

    “Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët se linku https://donorbox.org/fsk-donation, i raportuar së fundi nga bashkatdhetarët në SHBA, nuk ka të bëjë asgjë me donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-në dhe është mashtrim. Rikujtojmë se e vetmja formë për donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, llogari për Fondin e Sigurisë”, tha ambasada.

    Në mars të vitit 2022, Ministria e Financave e Kosovës pati njoftuar se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.

    Ministria e Financave ka vendosur edhe linkun zyrtar ku qytetarët mund të mësojnë se si të japin donacione për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark