Insajderi sot ekskluzivisht publikoi video inqizime e detaje nga keqtrajtimi profesional që loopedi Iljasa Fazliu nga Gjilani ushtroi ndaj një 3 vjeçarje autike në ordinancën e tij AAR Logo+.
Pasi familja e kishte kuptuar sjelljen e logopedit ndaj vajzës së mitur ata ishin konfrontuar fizikisht me të meqë rast u arrestuan babai dhe daja i vajzës por edhe logopedi Iljasa Fazliu.
Insajderi mëson se seanca dëgjimore do të mbahet nesër me fillim nga ora 09:00. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i A.V, dajës së vajzës së mitur i cili e rrahu doktorin.
”Neser mbahet seanca degjimore, prej ores 09:00 te mengjesit”, tha avokati Arbër Spahiu për Insajderin.