Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thyer heshtjen lidhur me krisjen e raporteve mes Kryeministrit Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani, shkruan Insajderi.
Përmes një deklarate, Kërçeli ka shprehur zhgënjimin e tij për qasjen e fundit të Osmanit ndaj partisë në pushtet.
Ai madje ia kujtoi një deklaratë të kësaj të fundit, e duke thënë se Osmani i kishte quajtur të gjithë ata ‘’bixhozli’’.
Kërçeli, ka deklaruar edhe se, VV’ja i ka qëndruar besnike qytetarëve si dhe, bashkëpunimit me Osmanin.
‘’I kemi qëndru besnikë edhe vlerësimit të qytetarëve, por i kemi qëndruar besnikë edhe bashkëpunimit me ish-presidenten zonja Osmani. Sepse nga ajo rezultat ne ia kemi besuar pozitën e presidentes së Kosovës, dhe disa ministri të cilat kanë qenë në bashkëqeverisje me subjektin Guxo. Tash gjatë atij rrugëtimi, kur ne nuk e krijojmë asnjë pengesë, nuk e bëjmë asnjë ofendim, e ruajmë zonjën Osmani në disa momente, nuk mundeni tash në një mëngjes atje, në foltore të Kuvendit të quhemi të gjithë bixhozgji, dhe pastaj ky bashkëpunim të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë. Ato ndoshta janë deklarata të zonjës Osmani për disa ngjarje të cilat ne nuk i dimë. Për ato tavolinat e mbyllura ku ka mbajtur takime zonja Osmani, unë nuk jam i informuar dhe nuk është i informuar as publiku’’, ka thënë ai në T7.
Ish-presidentja, Vjosa Osmani, gjatë një fjalimi të saj në Kuvend, kishte thënë se ‘’luajta bixhoz’’ me aleancat e Kosovës, është cenim i mbrojtjes së Kosovës, deklaratë e cila, ishte vlerësuar se kritikë ndaj Kurtit.