×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kërcënim i hapur nga Serbia: Vendosja e plotë e formacioneve ushtarake përfundon në orën 14:00

    Insajderi
    29 May 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq tha se vendosja e plotë e formacioneve të njësive do të përfundojë deri në orën 14:00, në përputhje me urdhrin e presidentit të Serbisë që ushtria të qëndrojë në gjendje gatishmërie.

    “Njësitë e Këshilit të Sigurimit do të jenë të përgatitura për ta zbatuar çdo urhdër, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”, theksoi Vuçeviq, përcjell Insajderi.

    Ai theksoi se KFOR po e mbron policinë e Kosovës dhe “uzurpuesit e demokracisë, kryetarët e vetshpallur të veriut”.

    Vuçeviq shtoi se i takon policisë dhe diplomacisë për të gjetur një zgjidhje politike.

    Të premten Vuçiq urdhëroi ushtrinë serbe të nisën drejt Rashkës dhe të qëndrojnë në vijë amdinistrative me Kosovën. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark