Insajderi
Lajme

Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, aktivizohen Prokuroria dhe policia

Insajderi
12 August 2026 - 20:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, aktivizohen Prokuroria dhe policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka reaguar pasi një mërgimtar në Kuvendin e Kosovës e ka kërcënuar me pushkatim deputetin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme, për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ndërmerr veprime urgjente lidhur me kërcënimin ndaj deputetit R.H

Prishtinë, 12 Gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti R.H., Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP), për identifikimin e personit të dyshuar dhe ndërmarrjen e veprimeve urgjente lidhur me këtë rast.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të bashkëpunoj ngushtë me Policinë e Kosovës, me qëllim të identifikimit të personit përgjegjës, zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit, si dhe do të ndërmarrë  të gjitha veprimet e mëtejme, konform dispozitave ligjore në fuqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark