Një person është arrestuar dje në Prishtinë pasi i njëjti ka kanosur dy zyrtarë policorë.
Në raportin e policisë thuhet se ai kishte kanosur zyrtarët pasi i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.