Insajderi
Lajme

Kërcënohet kryesuesi i një vendvotimi, i dyshuari në kërkim

Insajderi
12 October 2025 - 17:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënohet kryesuesi i një vendvotimi, i dyshuari në kërkim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës është duke kërkuar një person, nën dyshimin se ka kërcënuar kryesuesin e vendvotimit në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime.

Lajmin e ka konifrmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se dyshuari, B.V., po kërkohet për “pengim në procesin e votimit”.

“Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B.V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Pengim në procesin e votimit’ ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, ka njoftuar ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark