×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërcënohet kryetari Përparim Rama dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal

    Insajderi
    24 May 2024 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë kërcënuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, nga një person.

    Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur derisa diskutohej lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark