Insajderi
Lajme

Kërcënohet me jetë deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu: E denoncon rastin në Polici

Insajderi
16 April 2026 - 17:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërcënohet me jetë deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu: E denoncon rastin në Polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu është kërcënuar me jetë dhe është ofenduar nga një qytetar.

Kështu ka deklaruar vetë deputetja Salihu, e cila përmes postimit të saj në Facebook, ka shtuar se përveç saj, është ofenduar dhe linçuar edhe familja e saj.

‘’Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Postimi:

Sot, përmes rrjetit social Facebook jam kërcënuar me jetë dhe jam ofenduar në mënyrën më të rëndë nga një qytetar. Përveç meje është ofenduar dhe linçuar edhe familja ime, përkundër kontributit të saj kombëtar.

Rastin sapo e denoncova në Policinë e Kosovës dhe mbetet në dorën e organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit në fjalë.

Përpjekjet e tilla për të më frikësuar, denigruar dhe poshtëruar përmes gjuhës së urrejtjes nuk mund të më ndalin ta kryej me përgjegjësi punën time si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Përkushtimi dhe angazhimi im për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve është i palëkundur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark