Një person ka raportuar policinë në Ferizaj se një tjetër ka hyrë i maskuar brenda pompës së derivateve duke kërcënuar me armë.
I dyshuari ka grabitur një shumë parash me vlerë rreth 300 euro dhe pastaj është larguar.
Policia njofton përmes raportit se nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë rasti është duke u hetuar.