
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit, Goran Rakiç, pas përfundimit të procesit zgjedhorë në Kosovë ka deklaruara se nuk do të hynë në institucionet e Kosovës nëse nuk do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, shkruan Gazeta Insajderi.
Në zgjedhjet lokale të Kosovës, kandidatët e Listës Serbe fituan në të 10 komunat me shumicë serbe, njoftoi sonte në konferencën për shtyp presidenti i Listës Serbe, Goran Rakić.
Rakic falënderoi qytetarët, veçanërisht në Mitrovicën Veriore, për rezultatin më të mirë të arritur deri më tani.
Ai theksoi se populli serb iu përgjigj ftesës së Listës Serbe dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, dhe me pjesëmarrje rekord dha mbështetje për të vazhduar luftën për mbijetesë.
“Me gjithë presionet mbi njerëzit tanë, ne treguam forcë, unitet dhe harmoni në zgjedhjet e sotme,” tha Rakic.
Ai shtoi se sipas të dhënave paraprake në Mitrovicën Veriore, kandidati i Listës Serbe, Milan Radojevic, fitoi më shumë se 10,776 vota.
“Në komunën e Graçanicës, ku qytetarët treguan një shkallë të lartë të përgjegjësisë, kandidatja jonë Ljiljana Šubarić fitoi rreth katër herë më shumë vota se kundërshtarja e saj,” tha Rakić dhe theksoi se këto janë të dhëna paraprake.
Ai kujtoi se pas inkursionit të njësive speciale të ROSU në veri të Kosovës, SL e konsideroi mundësinë për të mos shkuar në zgjedhje, por që pas konsultimeve me Presidentin Vučić, ata vendosën të shkojnë në zgjedhje gjithsesi.
Rakiq përsëriti se Lista Serbe nuk do të hyjë në institucionet e Kosovës nëse nuk fillojnë konsultimet për formimin e Asociacion të Komunave Serbe në Nëntor.
“Nëse nuk ka Asociacion të Komunave Serbe, nuk do të ketë institucione të Kosovës,” tha Rakic.