Kërkesa e Gëvalles për mbajtjen e zgjedhjeve në një xhami në New York, Kryeziu: Cenon integritetin zgjedhor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e Gëvalles për mbajtjen e zgjedhjeve në një xhami në New York, Kryeziu: Cenon integritetin zgjedhor

    Insajderi
    04 December 2024 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas lajmit se Gërvalla ka kërkuar nga KQZ që zgjedhjet në New York të organizohen në një xhami.

    Ai u shpreh se kjo kërkesë e Gërvallës cenon integritetin zgjedhor dhe bie ndesh me ligjet dhe rregulloret zgjedhore.

    “Ministrja znj. Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar nga KQZ-ja organizimin e zgjedhjeve në një xhami në Nju Jork, një kërkesë që bie ndesh me ligjet dhe rregulloret zgjedhore. Ky veprim tenton të cenojë integritetin zgjedhor, ose në rastin më të butë, përbën mungesë të kompetencës së qeverisë për të respektuar ligjet dhe vlerat kushtetuese të Republikës së Kosovës.”- ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark