Insajderi
Lajme

Kërkesa e Osmanit që presidenti të votohet nga populli, deklarohet Haxhiu

Insajderi
05 March 2026 - 16:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkesa e Osmanit që presidenti të votohet nga populli, deklarohet Haxhiu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur që ka pranuar amandamentet kushtetuese të presidentes Vjosa Osmani, që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli.

Ajo ka thënë se i bashkohet thirrjes së Osmanit që të votohen këto amandamente.

“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre. I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, thuhet në njoftimin e Haxhiut. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark