×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kërkesa e PDK-së për dorëheqje të Haxhiut – vjen reagimi i parë nga VV

    Insajderi
    08 December 2022 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia e Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasi kjo e fundit deklaroi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë, shkruan Insajderi.

    Pas kësaj ka reaguar deputeti i LVV-së, Salih Zyba, ku mes tjerash është shprehur se “çudi sa shpejt konkluduan PDK për këtë rast”.

    “PDK menjëherë dolën me kërkesë për dorëheqje të ministres Haxhiu. Çudi sa shpejt konkluduan PDK për këtë rast? Apo ngaqë e njohin shumë mirë”, shkroi ai në Facebook përcjell Insajderi.

    Ka qenë anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari që ka kërkuar dorëheqjen e Haxhiut. Ai ka thënë se me standardet amatore të qeverisë Kurti, Haxhiu me siguri se do të dalë përsëri në protesta para institucionit që drejton.

    Postimin e plotë i Nurellarit:

    “Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që do të thotë se në një qeveri normale me politikanë të përgjegjshëm Haxhiu do duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë e të dyshimtë. Mirëpo me standardet amatore e qeverisë Kurti me siguri ministrja Haxhiu do dalë përsëri në demostratë para institucionit që drejton”, ka shkruar Nurellari në llogarinë e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark