Insajderi
Lajme

Kërkesa e Serbisë për demarkimin e Suhadollit, Agim Bahtiri “qetëson” banorët e asaj zone me këtë deklaratë

Insajderi
17 September 2024 - 21:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkesa e Serbisë për demarkimin e Suhadollit, Agim Bahtiri “qetëson” banorët e asaj zone me këtë deklaratë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kërkesa e Serbisë për demarkimin e fshatit Suhadoll në pjesën veriore të Mitrovicës si parakusht për hapjen e Urës së Ibrit ka ngjallur reagimin e anëtarit të VV’së, Agim Bahtirit.

Bahtiri ka “qetësuar” banorët e fshatit Suhadoll dhe fshatërave përreth duke thënë se “këta kufij janë të qartë dhe të pandryshueshëm” sipas Pakos së Ahtisaar-it, shkruan Insajderi.

“Lus banorët e Suhodollit që të qëndrojnë të qetë, pasi është e qartë se sipas Planit të Ahtisarit, Suhodolli mbetet pjesë e jugut të Mitrovicës, ashtu si fshatrat Vidimriq, Gushavc, Vinarc i Epërm, Vinarc i Poshtëm, Suhodolli i Epërm dhe Suhodolli i Poshtëm. Këto janë kufij të qartë dhe të pandryshueshëm”, ka deklaruar Bahtiri.

“Për çdo ndryshim të Planit të Ahtisarit nevojiten 2/3 e votave në Kuvendin e Republikës së Kosovës, prandaj kërkesa e Serbisë nuk ka asnjë bazë. Ne nuk do të lejojmë asnjë lëvizje që cenon tërësinë territoriale të Mitrovicës dhe kryeministri Albin Kurti është i informuar qysh në 2015 për këtë plan të Serbisë, andaj kemi bashkëpunuar ngusht që kjo të mos ndodhë dhe jam i bindur se ai nuk do ta marrë në konsideratë një kërkesë të tillë që vjen nga Serbia”.

“Sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm dhe çdo përpjekje për të imponuar kërkesa të pabaza do të hasë në kundërshtimin e institucioneve të Kosovës”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark