Kërkesa e SHBA-ve për shtyrje të targave, Konjufca: Tërheqja shkakton gjëra të këqija për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kërkesa e SHBA-ve për shtyrje të targave, Konjufca: Tërheqja shkakton gjëra të këqija për Kosovën

    Insajderi
    08 November 2022 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka komentuar zhvillimet në veri të vendit.

    Konfjufca është shprehur i bindur se halli i Serbisë nuk janë targat por plani franko-gjerman.

    I pari i Kuvendit tha se krejt këto veprime Sebria po i bën për shpërqendrim, e ai nuk e përjashtoi mundësinë se mund të ketë edhe situata të dhunshme.

    “Një zori i madh duhet me qenë, jo targat, Serbia është mbështet për muri dhe nuk mundet me i lëviz ndryshe parametrat dhe vijat e kuqe të këtij plani përpos një koncentrimi të madh të bllokadës, sabotazhës edhe dhunës ndoshta”, ka thënë Konjufca në Klan.

    Sipas Konjufcës, krejt kjo situatë po vjen prej anës së Serbisë jo prej anës së Kosovës.

    Tutje, ai ka folur edhe për mospërfilljen e kërkesës së SHBA-ve për shtyrjen e konvertimit të targave ilegale në RKS.  

    Sipas tij nëse Kosova e pranon këtë, dëmi mund të jetë i madh.  

    “Shtyrje për të arrit tek zgjidhja e madhe”, ka pyetur Konjufca duke thënë se “nuk ka garanci”.   

    “Mos me ra në kornizë të Vuciqit ti sill aeroplanët rreth kufirit e ti tërhiqesh, e ashtu nuk ka, nuk bën sepse dëmi për Kosovën, mbaje mend asgjë nuk janë targat”, deklaroi ai përcjel lnsajderi.   

    Ai potencoi se për targat u tërhoqën për shkak një marrëveshje që kishin bërë paraprakisht me “miqtë tanë” nën pretendimin se nuk do të kërkohej më.

    “Kjo për Kosovën shkakton gjëra shumë të këqija”, tha ai duke insistuar se Kosova kësaj radhe nuk duhet të tërhiqet prej vendimit të taragve.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark